Sunday, May 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKy është kandidati i VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet presidenciale

Ky është kandidati i VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet presidenciale

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Vllatko Gjorçev ka zyrtarizuar kandidaturën partiake për president të vendit. Ai në shpalljen e kandidaturës kërkoi mbështetjen e të gjithë qytetarëve pa dallim etnie dhe besimi.

Ka momente në jetë kur njeriu duhet që të gjitha njohuritë e tij dhe të gjitha gjërat që i ka bërë t’i shfrytëzojë në funksion të shtetit. Nuk guxojmë dhe nuk duhet t’i lejojmë edhe tre vite si këto. Maqedonia po humb, po ecë mbrapa dhe po errësohet. Situatat nuk janë të mira në Maqedoni. Për këto arsye du të ju njoftoj se kandidohem për kryetar të Maqedonisë – tha Vllatko Gjorçev, VMRO-DPMNE.

Konkursi brenda partisë së Mickoskit për kandidatë të ri akoma vazhdon por deri tani nuk janë zbardhur emra të kandidatëve të tjerë. Partitë tjera, ndërkohë, akoma bëjnë kalkulime për emrat e mundshëm, në mesin e të cilëve kërkohet kandidati që do të zgjidhet me konsenzus mes më shumë partive. Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska e cila është përfolur si një ndër emrat e mundshëm për president, përgënjeshtroi informacionet që në anketa, emri i saj të mos jetë ranguar ndër favoritët.

Për ne është i rëndësishëm qëllimi dhe jo funksionet. Për këtë, në vend të spekulimeve mendoj se duhet t’i kthehemi pyetjes së vërtetë se çfarë i duhet Maqedonisë? Maqedonisë i duhet parashikim dhe zgjidhje e problemeve kyçe. Anketa bëhen dhe ata nuk janë brenda-partiake sepse në shtet nuk do të zgjedhim president të një partie prandaj bëjmë anketa që i refererohen mendimit publik – u shpreh Radmilla Shekerinska, ministre e Mbrojtjes.

Zgjedhjet presidenciale duhet të shpallen e shumta më 8 shkurt që të mund të realizohen më 21 prill dhe 5 maj, siç parashikojnë llogaritë nga ligjvënësi. Gjatë fundjavës ose gjatë javës së ardhshme, pritet të merret vendimi përfundimtarë nëse njëkohësisht do të organizohen edhe zgjedhje presidenciale.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments