Wednesday, May 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiKush do t'a zëvendësojë Ramiz Merkon?

Kush do t’a zëvendësojë Ramiz Merkon?

Kush do t’i trashëgojë Arben Taravarin në funksionin në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ramiz Merkon në funksionin e ministrit pa portofol të angazhuar për Investime të Huaja do të dihet deri në fund të javës, thonë për MIA-n nga Aleanca për Shqiptarët dhe BDI-ja.

Nga Aleanca theksojnë se deri në fund të javës, organet e partisë do të mbajnë takim në të cilin do të vendosin se kush do të ulet në vendin ministror të Taravarit, ndërsa nga BDI, megjithatë, theksojnë se për çështjen e pasardhësit të Merkos ka konsultime të vazhdueshme mes kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të partisë, Ali Ahmeti.

Si kandidatë më seriozë për pasardhës të Taravarit përmenden drejtori i Klinikës për Sëmundje të Syrit Bekim Tateshi dhe neurologu Fatmir Mexhiti.

Edhe Tateshi edhe Mexhiti nuk konfirmojnë dhe thonë se për atë në ditët në vijim do të vendosë lideri i partisë dhe trupave të saj.

“Fjala e fundit pritet ta thotë kryetari i partisë Ziadin Sela edhe atë pritet të ndodhë në ditët e ardhshme”, thotë Tateshi.

Edhe Mexhiti thotë se nuk mundet asgjë zyrtarisht të thotë dhe thekson se fjalën përfundimtare do ta kenë organet partiake.

Arben Taravari, detyrën ministër e kreu vetëm katër muaj pas zgjedhjes së Qeverisë së re. Pastaj ai bëri të ditur se hyn në garën zgjedhore për pushtetin lokal dhe se do të kandidohet për kryetar të Komunës së Gostivarit. Ai në zgjedhje fitoi dhe e mori funksionin e kryetarit të Gostivarit.

Pas zgjedhjeve lokale, mbeti i zbrazur edhe vendi i Ramiz Merkos, i cili e kryente funksionin ministër pa portofol përgjegjës për Investime të Huaja. Ai e mori funksionin kryetar i Komunës së Strugës.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments