Kujdes/ Policia vazhdon kontrollet, qindra të dënuar për vozitje të shpejtë

0
15
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Ministria e Punëve të brendshme njofton se brenda 24 orëve të fundit në territorin e të gjithë vendit janë shqiptuar 302 sanksione për tejkalim të shpejtësisë, transmeton Alsat dhe Struga Ekspres.

12 makina kanë tejkaluar shpejtësinë për 50km/h, gjashtë makina kanë tejkaluar shpejtësinë për 70 km/h nga e lejuara. Prej 322 vozitësve të sanksionuar, 133 kanë thyer rregullat e shpejtësisë në zona të banuara, kurse 168 jashtë zonave të banuara.