Wednesday, March 26, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKujdes, po qarkullojnë para falso në Maqedoni

Kujdes, po qarkullojnë para falso në Maqedoni

Dy raste të përdorimit të bankënotave të falsifikuara prej një mijë kruna daneze janë paraqitur në polici gjatë ditëve të kaluara, informoi zëdhënësi SPB Tetovë, Marjan Josifovski, transmeton Express.
Rasti i parë ishte paraqitur të hënën nga ana e tetovarit M.S (63). Sipas paraqitjes person i panjohur prej atij ka kërkuar të blejë gjashtë shtange me cigare dhe ka paguar me 1.000 kruna daneze kurse M.S i ka kthyer 4640 denar. Ai menjëherë e ka hetuar se bankënotat janë të falsifikuara deri sa tashmë person i panjohur ishte larguar.

Rasti i dytë është paraqitur mbrëmë nga ana e B.R (27) nga fshati Leshkë i Tetovës. Sipas tij, rredh orës 20 në pompën e benzinës në të cilën ka punuar ka ardhur një person i panjohur, nga i cili ka blerë vaj për makinën dhe antifriz, në shumë prej 1070 denarëve.

Për shkak të përsëritjes së rasteve me falsifikimin e bankënotave daneze, SPB Tetovë apelon që qytetarët të jenë të kujdesshëm.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments