Sunday, May 5, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniArrestime të reja në Maqedoni, mes tyre edhe politikanë dhe funksionarë shqiptar...

Arrestime të reja në Maqedoni, mes tyre edhe politikanë dhe funksionarë shqiptar ?!

Ministria e Brendshme nuk do të ndalë arrestimet, pasi që po vijojnë hetime edhe në pista të tjera të dyshimta për keqpërdorime dhe shkelje ligjore në skandale dhe raste të tjera që kanë ndodhur gjatë qeverisjes së kaluar, transmeton Express.
Hetimet janë në procesim dhe top sekret nga Prokuroria Publike, por një
pjesë e madhe nga Prokuroria Speciale, e cila do të insistojë që të arrestohen persona të caktuar, mes tyre edhe politikanë dhe funksionarë shqiptarë, një pjesë e të cilëve protagonistë dhe udhëheqës të detyrave të rëndësishme gjatë qeverisjes së kaluar.

Në Qeveri të pyetur për këto informacione që po qarkullojnë në koluaret e partive politike, theksojnë se nuk kanë informacione për këtë dhe se kjo është çështje e drejtësisë. “Nuk kemi informacione, por sigurisht se drejtësia do të zë të gjithë ata që kanë shkelur ligjin dhe që janë bërë keqpërdorime”, theksoi për INA, një zyrtar qeverie.

Edhe nga MPB nuk jepen detaje. Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski dje theksoi se në kërkim janë vetëm 12 veta, të cilët janë pjesë e dosjes së të akuzuarve për 27 prillin dhe se ata sipas tij, janë përbrenda Maqedonisë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments