Wednesday, May 22, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKryqi i Kuq i Maqedonisë ndihmon Shqipërinë

Kryqi i Kuq i Maqedonisë ndihmon Shqipërinë

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut shpreh ngushëllim për qytetarët, familjet dhe institucionet e Shqipërisë, për viktimat e tërmetit. Në të njëjtën kohë, ne jemi me mendimin, shpresën dhe besimin që numri i viktimave të mos rritet dhe urojmë një rikuperim të shpejtë.
Kryqi i Kuq ndjek gjendjen në terren dhe është në kontakt të vazhdueshëm me Federatën Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, Kryqin e Kuq të Shqipërisë dhe institucionet qeveritare për të përcaktuar nevojat parësore në terren dhe për të organizuar një përgjigje humanitare.
Kryqi i Kuq i RMV-së mori vendim për të ndarë nga rezervat e veta një ndihmë fillestare humanitare në shumë prej 10 000 euro dedikuar viktimave të tërmetit, si dhe ndihmë materiale humanitare:
Thasë gjumi 500 15 EUR 7500 EUR
Batanije 1000 5 EUR 5000 EUR
Krevate montazhi 50 50 EUR 2500 EUR
Pako ushqimore 100 25 EUR 2500 EUR
Pako higjienike 100 25 EUR 2500 EUR
Gjithsej: 20,000 EUR

Njëherësh publikojmë numrat e telefonit për donacione, “070/075/077 143 400” si dhe numrin e llogarisë së Fondit të Solidaritetit “300000001327966” ku qytetarët e interesuar mund të paguajnë të holla.
Personat e interesuar nga vendet tjera mund të dhurojnë në:
NAME OF THE ORGANIZATION: RED CROSS OF THE REPUBLIC OF NORTH MACEDONIA
BANK NAME: KOMERCIJALNA BANKA AD SKOPJE
BANK ADDRESS: UL. ORCE NIKOLOV NO.3, 1000 SKOPJE, NORTH MACEDONIA
BANK ACCOUNT: 300000000000133 25730522-11
SWIFT CODE: KOBSMK2X
IBAN CODE: MK07300701000001228
Gjithashtu janë ofruar ekipe të Kryqit të Kuq të RMV-së për të ndihmuar dhe mbështetur Kryqin e Kuq të Shqipërisë në përballimin e pasojave të tërmetit. Pas vlerësimeve të bëra, ditëve të ardhshme Kryqi i Kuq i RMV-së në mënyrë shtesë do të angazhohet në sigurimin e ndihmës humanitare.

Marrëdhëniet me publikun
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments