Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKriminalitet financiar ne Shtëpinë e shëndetit në Ohër

Kriminalitet financiar ne Shtëpinë e shëndetit në Ohër

Drejtori i Shtëpisë së shëndetit në Ohër, së bashku me dy bashkëpunëtorët e tij janë akuzuar sot për shkak të dyshimit të falsifikimit dhe asgjësimit e zhdukjes së dokumentacionit relevant dhe përvetësimin e 7.5 milion denarëve.

Arrestimi i tyre- dy bashkëpunëtorëve-  është bërë nga ana e Drejtorisë së policisë financiare, të cilët pranë Prokurorisë Themelore në Ohër kanë ngritur kallëzim penal.

Sipas kallëzimit të bërë nga ana e Policisë finansiare, të tre personave u vihet në ngarkim se në periudhën 2010-2014, kanë kryer disa vepra penale.

Nga ana e Drejtorisë së policisë finansiare është ushtruar kontrolli në Institucionin publik shëndetësor Shtëpia e shëndetit në Ohër, me ç’rast janë verifikuar qarkullimi vjetor sipas arkës fiskale, nga 01.01.2010 e deri më 31.12.2014.

Mirëpo, mjetet e paguara nga pacientët, nuk janë derdhur në xhirollogarinë bankare të Shtëpisë së shëndetit, nga ana e njërit nga bashkëpunëtorët e drejtorit.

Gjatë kontrollit të ushtruar të dokumentacionit dhe evidencës në Shtëpinë e shëndetit në Ohër, përgjegjësja e kontabilitetit , për të fshehur kriminalitetin e bërë, pas një urdhërese gojore nga drejtori, ajo ka bërë raporte të falsifikuara përfundimtare  të kontabilitetit, të cilat pastaj të nënshkuara nga drejtori janë paraqitur në Regjistrin Qëndror të RM-së.

Pas kontrollit të ushtruar në hollësi, Drejtoria e policisë finansiare ka konstatuar se tre personat tashmë të akuzuar, e kanë dëmtuar Shtëpinë e shëndetit në Ohër në  periudhën 2010-2014 në lartësi prej 7.565.302 denar, mjete këto të paguara nga pacientët, që kanë përfunduar në xhepat e këtyre tre të akuzuarve.

Gjykatësi i Gjykatës Themelore në Ohër, për të parandaluar mundësinë e ndikimit tek dëshmitarët, drejtorit dhe dy bashkëpunëtorëve të tij u ka shqiptuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Dy bashkëpunëtorët e drejtorit tashmë janë në paraburgim, ndërsa drejtori është arratisur dhe është shpallë person në kërkim me fletarrest. (INA)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments