Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKovaçevski: Të solidarizohemi për tejkalimin e krizës energjetike

Kovaçevski: Të solidarizohemi për tejkalimin e krizës energjetike

Sfidë e madhe po qëndron para nesh këtë dimër – kriza energjetike është një kërcënim serioz për procesin arsimor, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në fjalimin në Samitin e transformimit të arsimit, të mbajtur në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së në New York.

“Për të arritur qëllimet tona afatgjata, fillimisht duhet të sigurohemi që do të kemi burime të mjaftueshme për kushtet bazë – shtëpi të ngrohta dhe të ndriçuara mirë dhe klasa të ngrohta dhe të ndriçuara mirë, në mënyrë që nxënësit tanë të kenë mësim të qetë dhe cilësor këtë dimër. Ky është prioriteti numër një sot, nesër dhe në muajt e ardhshëm të dimrit. Përgjigja për këto sfida mund të gjendet vetëm në bashkëpunimin e ndërsjellë ndërkombëtar dhe ndërrajonal, por mbi të gjitha nëpërmjet solidaritetit”, tha Kovaçevski.

Kovaçevski tha se vetëm duke bërë përpjekje të përbashkëta, siç bëhet në këtë Samit dhe duke punuar së bashku, mund të gjendet një zgjidhje për çdo problem dhe mund të arrihet përparim.

“Nëse duam që studentët tanë të rriten me një arsim të mirë, fillimisht duhet t’u tregojmë se si ne të rriturit mund t’i zgjidhim së bashku problemet. Përndryshe, asnjë model arsimor apo strategji zhvillimore nuk do të bëjë ndonjë ndryshim, as për ta nuk do të thotë asgjë”, nënvizoi Kryeministri.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments