Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKovaçevski: Qeveria ka legjitimitet të plotë, për 100 ditë dëshmuam se sa...

Kovaçevski: Qeveria ka legjitimitet të plotë, për 100 ditë dëshmuam se sa të aftë jemi

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se qeveria e tij ka më shumë legjitimitet se ajo e mëparshme e Zoran Zaevit sepse ka më shumë mbështetje në parlament dhe se në 100 ditët e para i ka përballuar mirë sfidat e krizës ekonomike botërore.

Mesazhe të tilla Kovaçevski i dërgoi në kohën kur OBRM-PDUKM vendosi të bllokojë Kuvendin nga 10 maji derisa të ulen në tryezë me kryeministrin dhe të merren vesh për zgjedhje të parakohshme.

“Ne kemi një qeveri të orientuar drejt Europës dhe ka marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë partnerët strategjikë. Gjatë muajit të ardhshëm do të hapim një dialog strategjik me Shtetet e Bashkuara, takimet tashmë janë duke u negociuar dhe do të zhvillohen në Uashington. Kemi një qeveri që është përballur mirë në 100 ditët e para me të gjitha sfidat globale siç mund të përmendim krizën ekonomike e shkaktuar së pari nga kriza energjetike si dhe lufta në Ukrainë “, tha Kovaçevski.

Sipas tij, ekipi i tij ka legjitimitet të plotë politik dhe juridik, si dhe një program të harmonizuar dhe transparent sipas të cilit funksionon.

“Legjitimiteti i Qeverisë është nxjerrë nga deputetët në Kuvend dhe nëse e shikojmë legjitimitetin e kësaj qeverie, ajo ka legjitimitet më të madh se ajo e mëparshme, duke qenë se e mbështesin 64 deputetë, si dhe një parti tjetër politike si Alternativa. Ne kemi një qeveri me legjitimitet të plotë politik dhe ligjor dhe një qeveri që ka partnerë që kanë një program qeveritar plotësisht të koordinuar ndërmjet të gjithë partnerëve qeveritarë, atyre ekzistues dhe partnerit të ri qeveritar”, tha Kovaçevski.

Kryeministri foli edhe për dialogun me Bullgarinë, duke thënë se gjatë takimit të fundit me homologun e tij bullgar Kiril Petkov në qytetin grek të Aleksandrupolit dy ditë më parë, ata patën vetëm një takim protokollor si pjesë e fillimit të punës për depozitimin e gazit të lëngshëm terminal. Aty ishin edhe ambasadorët e SHBA-së në Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari, por siç tha ai, u diskutua vetëm për transformimin energjetik dhe pavarësinë e rajonit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!