Kovaçevski: Nga muaji prill, paga minimale do të jetë 20.175 denarë

0
43
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Pas vendimit të Komisionit socio-ekonomik pranë Qeverisë për rritje të pagës minimale për 2.175 denarë, kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se ky vendim duhet të zbatohet që nga muaji prill, respektivisht me pagesën e rrogave të muajit mars.

“Morëm vendim për rritje të pagës minimale në shtet, ashtu siç kemi premtuar, sot e realizojmë premtimin. Duke filluar nga muaji prill, paga minimale në shtet do të jetë më e madhe për 2.175 denarë, dhe nga 18.000 denarë do të rritet në 20.175 denarë”, deklaroi mes tjerash Kovaçevski.