Friday, November 22, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniKosova i kërkon Tiranës eshtrat e Hasan Prishtinës

Kosova i kërkon Tiranës eshtrat e Hasan Prishtinës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli thotë se i ka dërguar letër zyrtare autoriteteve shtetërore në Tiranë që eshtrat e Hasan Prishtinës të prehen në Kosovë.

Iniciativa është ndërmarrë në 85 vjetorin e vdekjes së themeluesit të Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e Kosovës dhe heroit të madh të Pavarësisë së Shqipërisë.

Veseli thotë se eshtrat do të varrosen aty ku prehen Ibrahim Rugova, presidenti i parë i Kosovës dhe Adem Demaçi, simboli i rezistencës kombëtare në Kosovë.

“Në këtë vit të nderimit kombëtar për Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, dhe në kuadër të shënimit të 100 vjetorit të krijimit të Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, kam marrë iniciativën që eshtrat e Hasan Prishtinës të sillen në Kosovë dhe në një ceremoni shtetërore të varrosën në Prishtinë, në vendin ku prehen Ibrahim Rugova, presidenti i parë i Kosovës dhe Adem Demaçi, simboli i rezistencës kombëtare në Kosovë”

“Për këtë qëllim u kam dërguar një letër autoriteteve shtetërore në Tiranë, që të na mbështesin në këtë inciativë domethënëse për memorien dhe identitetin shtetëror të Kosovës. Kosova nuk i harron bijtë e vetë, heronjtë e saj. Ata, si gjithmonë, kthehen të fundit nga betejat! shkruan Veseli në postimin e tij në facebook.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!