Saturday, May 10, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKosovëKoronavirusi/ Një fshat i tërë në Kosovë do të vendoset në karantinë

Koronavirusi/ Një fshat i tërë në Kosovë do të vendoset në karantinë

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka bërë të ditur se 77 vjeçari i cili është prekur me koronavirus është nga fshati i Stubëll.

Ai e bëri të ditur se stafi mjekësor i cili i kanë ofruar ndihmë këtij personi në QKMF-në e qytetit janë në karantinë.

“Në karantinë i kam futur 15 persona të stafit mjekësor. Po ashtu menjëherë kemi marrë masat dhe shumë shpejtë pritet të futim në karantinë tërë fshatin. Jemi duke hulumtuar se më cilët persona ka pasë kontakt personi në fjalë”, ka thënë Haliti.

Ndryshe, sot u konfirmuan 2 rastet e para në Kosovë me coronavirus.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments