Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaKoronavirusi/ Gjermania kërkon dëmshpërblim 149 miliard euro nga Kina

Koronavirusi/ Gjermania kërkon dëmshpërblim 149 miliard euro nga Kina

Gjermania shfaqi zemërimin Pekinit sa i takon pandemisë globale. Sipas Gjermanisë, Kina i detyrohet 149 miliardë euro dëmshpërblim prej ndikimit dhe pasojave që solli dhe po sjell Covid-19. Këto zhvillime vijnë pas akuzave se Pekini po mbulon shkallën e krizës së shkaktuar nga koronavirusi, në një kohë kur burimi i shpërthimit mbetet një mister. Një ditë pasi SHBA-ja paralajmëroi Pekinin për pasojat që e presin, nëse me vetëdije është përgjegjës për përhapjen e COVID-19, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump është shprehur se SHBA dëshiron të dërgojë një ekip ekspertësh në Kinë për të hetuar koronavirusin. Ndërkohë për fat të mirë, Spanja vijon me një ulje të ndjeshme të viktimave nga Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit 399 pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërkohë janë regjistruar edhe 4,266 raste të reja. Në Indi, 1,553 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit. Kjo është shifra më e lartë ditore që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë në vend. Gjithashtu janë shënuar edhe 36 viktima të tjera. Britania e Madhe po përgatitet të fillojë të përdorë gjakun e të mbijetuarve të koronavirusit për të trajtuar pacientët e sëmurë në spitale. Zyrtarët po i kërkojnë personave të shëruar nga Covid-19 të dhurojnë gjak në mënyrë që ata të mund të fillojnë të provojnë terapinë. Shpresa është se antitrupat që organizmi i shëruar tashmë ka prodhuar do të ndihmojnë të pastrojnë virusin tek të tjerët. SHBA ka nisur një projekt të gjerë për ta studiuar këtë mundësi, në të cilin janë përfshirë më shumë se 1500 spitale.

Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 22 raste të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik ka thënë se numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 231. Ajo bëri të ditur se 13 persona janë shëruar nga sëmundja duke e çuar numrin e të shëruarve në 327. Shqipëria, deri më tani, ka regjistruar 26 të vdekur nga koronavirusi i ri. Një tjetër grup mjekësh dhe infermierësh nga Shqipëria janë nisur sot drejt Italisë, për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit. Ky është grupi i dytë me mjekë dhe infermierë shqiptarë, që po shkojnë në Itali për të dhënë ndihmën e tyre, pas gjunjëzimit nga koronavirusi të vendit fqinj. Në Kosovë, gjithsej 561 persona janë regjistruar si të infektuar me koronavirus në Kosovë. Prej këtij numri 102 janë shëruar dhe 12 kanë humbur jetën. Në Klinikën Infektive janë hospitalizuar 53 persona, 11 prej tyre në gjendje të rëndë.

Melihate Rustemi

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments