Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaItalia nuk harron vendet që ndihmuan gjatë pandemisë: Do të fitojmë! (VIDEO)

Italia nuk harron vendet që ndihmuan gjatë pandemisë: Do të fitojmë! (VIDEO)

Italia nuk harron ata që iu gjendën në ditët më të vështira në pandeminë koronavirus. Me anë të një videomesazhi tepër emocionues, Lombardia falënderon të gjitha vendet që dërguan staf mjekësor, pajisje mbrojtëse për personelin shëndetësor dhe respiratorë. Një vend të veçantë në këtë material pati dhe kontributi i Shqipërisë.

Videomesazhi është shpërndarë nga kryetari i rajonit të Lombardisë, Attilio Fontana, i cili dëshiron që me anë të këtij materiali, të përçojë falënderimet më të përzemërta të tij dhe të italianëve.

“Ju erdhët për ne dhe na ndihmuat të fitonim kohë, të ulim kurbën. Do të fitojmë, sigurisht që do të fitojmë. Dhe kur të keni ju nevojë, do të vijmë pa na thirrur. Faleminderit, vëllezër!”, thuhet në videomesazh.

Ndërsa në fund shfaqen ngjyrat e rajonit të Lombardisë, ndërsa falënderohen të gjitha shtetet që kontribuuan në mënyra të ndryshme në përballimin e emergjencës shëndetësore të shkaktuar nga Covid-19.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments