Komuna e Tetovës shpall “Qytetar Nderi”, shkrimtarin Ismail Kadare

0
77
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Komuna e Tetovës shpalli qytetar nderi shkrimtarin e madh shqiptar, Ismail Kadare. Me këtë rast kreu i kësaj komune Bilall Kasami tha se ky akt paraqet nder dhe krenari për Tetovën.

“Ditë e veçantë për tetovarët, jemi të nderuar dhe krenarë që sot shpallim qytetar nderi shkrimtarin e madh, Ismail Kadare. Jemi me fat që jetojmë në kohën e Ismail Kadare”, tha me këtë rast kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.