Thursday, May 9, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiKomuna e Strugës: Burim Pollozhani, të urojmë sukses në profesionin e ri!...

Komuna e Strugës: Burim Pollozhani, të urojmë sukses në profesionin e ri! (FOTO)

Në sallën e madhe të Komunës së Strugës, në prani të administratës komunale, në krye me Kryetarin e komunës, u mbajt banket për të falenderuar personalisht punonjësin administrativ Burim Pollozhani, bashkëpunëtor i lartë për teknologji informatike – IT administrator, për t’i uruar shumë sukses në profesionin e ri.
Qysh nga viti 2007, kur u punësua për herë të parë në komunë, e deri sot, kolegu dhe shoku jonë i nderuar, në mënyrë shumë profesionale, etike dhe morale, mbi të gjitha njerëzore, arriti të kompletojë çdo zyrë me pajisje informatike.
Dhe jo vetëm, nga tre-katër kompjuterë të viteve ’80 të shekullit të kaluar, ai bashkë me kolegët e tij të zyrës, arritën që komuna jonë të modernizohet teknologjikisht, gjithmonë në favor të detyrave të punës: dhënia e shërbimeve cilësore dhe në kohë për të gjithë qytetarët e komunës.
Jemi të vetëdijshëm se përgjatë këtyre viteve të kaluara të gjithë kemi hasur në vështirësi, por me punë të palodhshme dhe me përkushtim, ashtu siç ka bërë Burimi, mund të vërtetojmë të gjithë, se shoku dhe kolegu jonë është model dhe shembull se si duhet të jetë një nëpunës administrativ.
Burim Pollozhani, të urojmë sukses në profesionin e ri, por më parë, shëndet të plotë, lumturi, respekt e mbarësi në jetë dhe profesion.

Me respekt,
Komuna e Strugës

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments