Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKulturëKjo është sopranoja që nderon Strugën, rrëfehet për Struga Ekspres

Kjo është sopranoja që nderon Strugën, rrëfehet për Struga Ekspres

Nita Lumani- Zenuni eshte nje nga talentet e padiskutueshme qe ka Struga dhe mbare skena shqiptare, kete ajo e ka deshmuar ne shume koncerte dhe ngjarje te rendesishme artistike ne mbare trojet shqiptare dhe me gjere.

Nita Lumani,shkollen fillore e mbaroi ne Struge ku mori edhe mesimet e para ne piano dhe kitare. Shkollen e mesme e mbaroi ne shkollen “Ilia Nikollovski Lui” – drejtimi I teoris se muzikes – Tetovë 2003. Studimet deridiplomike i mbaroi ne Akademinë e Muzikës ne Tiranë -drejtimi solo këndim ne klasen e prof. Emine Gjates,me rezultate maksimale, viti 2007. Studimet pasuniversitarei i mbaroi në Universitetin “Shën. Kirili dhe Metodi “, Fakulteti i Muzikës – Shkup, ku mori titullin Magjistër i Solo kendimit,me rezultate maksimale viti 2010 .Shfaqje dhe KONCERTE Festivalet: “Jorgjia Truja” Tirane 2005 “Jorgjia Truja” Tirane 2006 “Ditët e muzikës” Tiranë dhe Durrës 2006 “Cesk zadea” Tirana 2005 “Koncert humanitar multietnik ” -Mitrovice 2006 “Sonoris” Gostivar 2007 “Sonoris” Gostivar 2010 “, Vera e Shkupit” Shkup 2011 ,Koncert Multietnike Zagreb, Kroaci, maj 2010, Festivali I muzikës klasike, Tetovë 2012 koncert Multietnik –qyteti Gorica -Kroaci 2013, Skena e muzikes serioze shqiptare edicioni I 1,2,3 ne vitet 2012, 2013,2015.Koncerte recital:. Struge-2004, 2005., 2006., 2007., 2010. Tiranë dhe Durrës-2006. dhe 2007. Tetovë-2008 dhe 2009. Kosove-2009. , Sisak, Kroaci -2010 Koncert recital me tenorin Kastriot Tusha 2013 ne Tetove.

Opera “Martesa e Figaros”, “Turandot”, “La Traviata”, “Aida”, “Karmen”, Tiranë.Seminare ne Maqedoni dhe Shqipëri, me profesore eminentë : Prof.Marija Muratovska Naumovska Prof.Suzana Frashëri, Prof. Nina Mula.Ka kenduar ne bashkëpunim me dirigjentet e njohur në Shqipëri:. Prof.Alqi Lepuri, Prof.Altin Bull, Prof.Zana Turku, etj. Pedagogjija Profesoresh ne shkollat e mesme “Niko Nestor”dhe “Ibraim Temo” në Strugë 2007-2008 Profesoresh e Solo Këndimit në shkollen e mesme “Todor Skalovski- Tetoec” – Tetovë 2008-2016.

”Aktualisht jam profesoreshe e Solo Kendimit dhe Metodikes se Solo Kendimit ne Universitetin e Tetoves- Fakulteti I Muzikes drejtimit -Solo Këndim.
Jetoj dhe punoj ne Tetove,sepse jam e martuar ketu.
Kemi dhe nje vajze.
Bashkeshorti im eshte magjster i Turizmit, gjithashtu profesor ne shkollen e mesme Bujqesore ne Tetove.
Falenderoj nga zemra prinderit e mi per mbeshtetjen qe me kane dhene gjate gjithe kohes”,tregon per Struga Ekspres,Nita Lumani-Zenuni.

Nita Lumani-Zenuni rrjedh nga nje familje intelektuale ,babai eshte arsimtar i anglishtes ndersa nena profesoresh ne fakultetin e drejtesise ne Tetove.
(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments