Sunday, May 5, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaKjo është arsyeja e kaosit të valixheve në aeroportin e Cyrihut

Kjo është arsyeja e kaosit të valixheve në aeroportin e Cyrihut

Kreu i Swissport-it, ndërmarrjes që merret me shërbimet “tokësore” brenda aeroportit të Cyrihut ka fajësuar qeveritë në Evropë për kaosin e bagazheve në aeroporte.

Warwick Brady ka thënë në një intervistë se politika ka bërë që sektori i fluturimeve pothuajse të zhdukej gjatë pandemisë, si pasojë e kufizimeve të udhëtimit.

“Qeveritë janë fajtore në radhë të parë për shkencën e tyre politike të shpikur”, është shprehur Brady për gazetën “Schweiz am Wochenende”.

Pandemia ka qenë e tmerrshme, por nuk ka pasur prova shkencore që kufizimet e pakoordinuara midis vendeve të kenë ndaluar ndjeshëm përhapjen e Covidit. Përhapja e mutacioneve të reja të virusit është vonuar “me vetëm disa javë”.

Tani pasojat e dy vjetëve të pandemisë, në të cilën lëmi i aviacionit u shty në prag të kolapsit, po bëhen të dukshme, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch. Kërkesa për udhëtime po rritet me shpejtësi.

“Por, pas shkurtimeve masive të vendeve të punës që ishin absolutisht të nevojshme në atë kohë, tani ka mungesë të stafit kudo”.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments