Saturday, May 10, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKëta dy kryetar komunash merren në pyetje për rastin "zhvatja"

Këta dy kryetar komunash merren në pyetje për rastin “zhvatja”


Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit ka marrë në pyetje dy kryetarët e komunave të Karposhit dhe Manastirit, Stefan Bogoev dhe Natasha Petrovska.

Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit merr në pyetje personat për të cilët vlerësohet se me dhënien e deklaratave mund të ndihmojnë në përcaktimin e mëtejshëm të fakteve në rastin që është duke u kryer kundër dy personave për vepra penale “Marrja të shpërblimit për ndikimin të paligjshëm dhe pastrimin e parave dhe të ardhurat të tjera nga një vepër penale”.

Dje, pas një telefonate nga një prokuror publik, kryetari i komunës së Karposhit ka dhënë deklaratë në prokurori. Sot është thirrur kryetarja e komunës së Manastirit. Në interes të hetimit, prokuroria nuk është në mundësi të ndajë detaje mbi përmbajtjen e deklaratave të bëra.

Paralelisht me mbledhjen e provave verbale, Prokuroria Themelore Publike për krimin e organizuar dhe korrupsionit vazhdimisht jep udhëzime dhe urdhra për kryerjen e aktiviteteve të tjera hetimore.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments