Wednesday, December 11, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeKulturëKërcimi i kreshnikëve në logun e zanave (FOTO)

Kërcimi i kreshnikëve në logun e zanave (FOTO)

Festivali folklorik i Gjirokastrës maj 2015.
Kujtesë.

Ansambli Dardania shkelqeu në menyrë të veçantë me :

“Kercimi i Kreshnikëve në Logun e Zanave”

Ideja dhe realizimi

Deli Metalia ( Mjeshter i madh)
Azgan Haklaj (Mjeshter i madh)

Mora përgjegjësinë dhe pata kënaqësinë të interpretoj në rolin e korifeut.
Kjo valle krijoi një atmosferë me shumë emocion tek artëdashësit sepse solli eposin e Kreshnikëve të ( Mujit dhe Halilit) dhe vajtimin e thekshëm të Ajkunës për Omerin me aktrim madhështorë.
Ky epos duhet të ishte prej kohësh në UNESKO përkrah Vedave Indiane, Nibelungëve Gjermanë, Dioskurve të Greqisë, këngëve të Rolandit të Francës, Sidit të Spanjës por ështe penguar politikisht nga ministria e kulturës.
Qarku Kukës pjesë e të cilit ishte Ansambli Dardania u ndëshkua politikisht nga ministerja Kumbaro si hakmarrje primitive krahinore dhe për shkak se drejtimin e ansamblit të Kukesit specialistët e artit dhe pushteti vendor ma besuan mua.
I gjithë publiku priste që vendin e parë ta merrnim ne.
Juria vasale e Kumbareshës na skualifikoi.
Numri me i veçantë ishte kercimi “Kercimi i Kreshnikëve në Logun e Zanave”
Me dt 10 qershor ora 18 Kumbaresha me Lindita Nikollën dhe me Ilir Beqen zbarkuan në Tropojë dhe organizuan dëgjesën publike në të njëjtën orë të Sofrës Dardane me qëllim sabotimin e saj.
Kumbaresha që nga viti 2013 e ka hequr nga projektet e saj festivalin më të madh kombtar në mbarë hapsirën etnike.
Unioni Artistik i Kombit Shqiptar e realizoi me sukses edicionin e 16- të të Sofrës Dardane falë mbështetjes së Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë z Lulzim Basha.
Gjatë këtyre viteve Unioni Artistik i Kombit Shqiptar ka kontribuar në propogandimin e Valles Tropojane me të cilën jemi ballafaquar me 40 shtete dhe kemi marrë vendin e parë në festivalin e Dansit Botëror në Izrael në vitin 2002, në Festivalin Sheshi Ballkanik në Selanik 2002, me pjesëmarrjen e 16 shteteve përseri jemi nderuar me vendin e parë.
Unioni Artistik i Kombit Shqiptar ka realizuar me sukses 10 edicione të Festivalit të “Këngës dhe Valles Çame” në Sarandë edhe ky i ndeshkuar politikisht nga Ministresha Kumbaro.
Unioni Artistik i Kombit Shqiptar ka realizuar prej gati dy dekadash spektakle madhështore, koncerte tematiko patriotike, ku lejtëmotivi ose shtylla e tyre ka qenë kërcimi ose vallja e Tropojës e cila prej kohësh e ka merituar të jetë monument kulture.
E do të veçoja ketu:
“Një Komb- një Qendrim” në Tiranë
“Një Komb – një Histori” në Vlorë
” Një Komb një Kulturë” në Ferizaj Kosovë, në Prishtinë e Shkup.
” Njeqind vjet për një ditë” në Tuz dhe
Mitrovicë me rastin e 1 vjetorit të pavarsisë së Kosovës.
“Përjetësisht s’na ndan më guri”në Gjakovë-Tuz -Dibër e Madhe.
” Tinguj dhe ritme shqiptare” në Srugë dhe Dibër e Madhe.
” Vllaznia nuk njeh kufi” në Tiranë dhe Shkodër
” Kënga dhe vallja shqipe na bashkon” Preshevë 2011.
Prej dy vitesh bashkëpunon me shoqaten e alpeve dhe maja e karafilit pë realizimin me sukses të festivalit” Kënga dhe vallja shqipe na bashkon” në Plavë-Guci
Ka 10 vjet që bashkëpunon me Festivalin “Këngë Jeho në Strugë”.
Me shumë se një dekadë bashkëpunon me Komunën e Vitisë në Festivalin ” Flakadani i Karadakut”.
Bashkëpunim të frytshëm ka prej disa vitesh me Kryegjyshatën Botërore në Tiranë
Ky aktivitet i dendur dhe i shtrirë në kohë të gjatë është i pasqyruar në mediat vizive dhe të shkruara kombtare, në youtub dhe google.
Do të duhet shumë kohë për të folur për aktivitetin e Unionit Artistik të Kombit Shqiptar si bashkëudhëtar me Kërcimin e Tropojës dhe se ka meritë për propogandimin e tij.
Tani u kujtua Ministria e Kulturës pasi deshtoi në sabotimin e Sofrës Dardane se ka valle Tropoje.
Por populli thotë më mirë vonë se kurrë.
Urime kërcimit të Tropojës.
Unioni Artistik i Kombit Shqiptar uron të gjithë brezat e kërcimtarëve që kanë mbartur në dekada këtë monument të kultures shqiptare.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!