Sunday, April 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiKeni dëgjuar për toponimet “Këmbën e Kralit” dhe “Shalën E Kalit”? Ja...

Keni dëgjuar për toponimet “Këmbën e Kralit” dhe “Shalën E Kalit”? Ja në cilin fshat të Strugës gjendet (FOTO)

Këmba e Kralit: Një toponim kulti pagan në gur. Ka marrë këtë emër sipas formës së një këmbe të madhe që natyra e ka gravuar në një rasë guri. Dallohet qartë qartë këmba e majtë e njeriut. Pasi këmba me madhësitë kalonë përmasat e një këmbe të rëndomtë të njeriut, populli e ka hiperbolizuar duke e krahasuar atë me këmbën e kralit si njeri i mbifuqishëm, sundimtar dhe trim. Gjendet mbi Gropën e Kralit, në anën verilindore të Spasit në Zagracan.

Shala e Kalit ose Devja në shkretëtirë: Një toponim kult në gur. Quhet kështu se i ngjan një shale të madhe të kalit. Ka edhe figurën e një deveje te ulur. Ndodhet në rëzë ( verilindje të Majës së Spasit), në krye të arave të Tair Shaqos.

Kutelli i Metos: Një toponim në gur. Është në një rasë gurinë një thellësi prej më se 50 cm. i rrumbullakët me një diametër prej 30 cm. Ka formën e kutelli ( masë drithi). Ka marrë emrin sipas ndonjë emir personal Meto i cili ndofta e ka përdorur për matjen e drithit. Gjendet aty ku mbarojnë dy gropat e mëdhaja nga ana e poshtme.


Fshati Zagraçan (media-splash.com)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments