/div>
Loris
Kupa
ezgif-com-add-text-2
Dhoma-Energy Reklamo ketu!
Këngëtarja strugane Leonora Ajdari, shumë shpejtë me dy projekte të reja
Qyteti, Showbiz, Slider

Këngëtarja strugane Leonora Ajdari, shumë shpejtë me dy projekte të reja

Leonora Ajdari është një këngëtare nga qyteti i Strugës e cila këtij rrugëtimi ia ka filluar që në moshën 16 vjeçe duke e parë këtë profesion si një dëshirë dhe sfidë të madhe për ta ndjekur. Sipas saj, në vendin ku ajo po zhvillon karrierën, siç është Maqedonia e Veriut mungojnë shumë faktorë ku një artist mund të veprojë dhe vlerësohet. Për të viti që lamë pas, 2020-ta ka qenë një vit i mbrapsht por, në fund ajo ka përgatitur dy projekte të reja të cilat shumë shpejtë dhe do i publikoj. Mesazhi i saj për të rinjtë në intervistën e Portalb ishte të përpiqen jo të jenë një sukses por të jenë një vlerë.

Leonora Ajdari- këngëtare


Kur e kuptuat që muzika është profesioni i duhur për ju?
Që e vogël fare kam sajuar skena në ambientet e shtëpisë,  duke mbajtur koncerte dhe imagjinuar se po më dëgjon një publik i madh, ndërkohë kanë qenë vetëm anëtarët e shtëpisë 😂 dhe në moshën 16 vjeçe ishte diçka përtej imagjinatës ishte një dëshirë dhe sfidë e madhe për të ndjekur këtë profesion.

 

 

Leonora Ajdari- këngëtare

Si ka shkuar viti që lamë pas pra viti 2020 për Leonorën?
Viti 2020 uroj që mos të kthehet më! Ka qenë vit i mbrapsht, Dhe do doja të mos rikujtojë asgjë nga ky vit.

Cila ka qenë kënga e fundit që e keni publikuar dhe si është pritur nga publiku ?
Kënga fundit ishte “Zjarr i ndezur” dhe bën një vit nga publikimi, është pritur mirë le të themi 🙂.

 

Leonora Ajdari- këngëtare

A keni përgatitur ndonjë projekt të ri gjatë vitit 2020 por, që nuk keni arritur ta publikonit për shkak të situatës së shkaktuar nga pandemia?
Në fakt afër  fund vitit punova në dy projekte, ende nuk I kam publikuar, por që shumë shpejt , do i keni në kanalin tim në YouTube.

A mendoni se në një vend siç është Maqedonia e Veriut ka perspektiva dhe mund të arrish deri diku si një këngëtarë/e?
Deri diku mund të arrish , por vetëm kaq “deri diku” Ose më thjesht ngelesh në mes të rrugës! Akoma duhet punë  në  këtë drejtim, mungojnë shumë faktorë që një artist të veprojë dhe vlerësohet , siç ndodh  nëpër vendet tjera!

Leonora Ajdari- këngëtare


Si e menaxhon Leonora kohën e lirë?
Më pëlqen të bëj shëtitje në kohën kur jam më pak e angazhuar, kalojë më shumë kohë me familjarët, kalojë shumë kohë me miq..

 

 

Leonora Ajdari- këngëtare

 

Me çfarë mesazhi motivues do ju ishit drejtuar të rinjve?
E vetmja mënyrë për të bërë punë të mëdha është që ta doni atë që bëni dhe përpiquni  jo që të jeni një sukses, por që të jeni një vlerë.

Ju mund të ndiqni më poshtë intervistën e përmbledhur në një video dhe një pjesë të këngës më të fundit të Leonorës.

Intervista të tjera të realizuara nga Portalb.

January 17, 2021

error: Content is protected !!
Struga Ekspres