Thursday, April 18, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKulturëKëngëtari i mirënjohur strugan Alim Dauti promovon këngën e re "Struga ime"...

Këngëtari i mirënjohur strugan Alim Dauti promovon këngën e re “Struga ime” (VIDEO)

Alim Dauti, këngëtari i njohur nga Shumi i Strugës vjen me një këngë dhe videoklip fantastik.

Kënga më e re e publikuar sot , “Struga ime”, me tekst nga Remzi Murati, muzika dhe orkestrimi, Vullnet Ibraimi dhe videoklipi i realizuar nga “Zati Production”, kurorëzohet me interpretimin e mrekullueshëm të këngëtarit Strugan Alim Dauti.

Artisti strugan edhe pse jeton në Zvicër prej shumë vitesh, ai në çdo moment ka në zemēr Strugën ku i përkushtohet me shumē dashuri duke i thurur vargjet dhe këngët më të bukura ku do të dëgjohen brezë pas brezi, shkruan Struga Ekspres.

Alim Dauti me talentin e tij ka filluar të jetë prezent në skenën e muzikës që në vitet e para te shkollës fillore.

Pas perfundimit të shkollës fillore në vitin 1990, ai emigroi ne Zvicër.Karrierën e tij muzijore si këngëtar e ka filluar me publikimin e albumit të parë “Pikoi loti shqiptarisë” në vitin 1993, në vitin 1997 publikoi albumin e dytë “Zjarr dashurie ku realizoi mrekullisht 4 videoklipe,kurse albumin e tretë “Mall për ty” e publikoi në vitin 2006, si rrjedhojë ishin 7 videoklipe të publikuara në nëntor tē vitit 2006.

Alim Dauti ka marrë pjesë ne festivalin “Nota Fest” në vitin 2006 me këngën “Mos mē mundo”. Në Qershor 2008, mori pjesë në Festivalin Polifest 2008 me këngën “Dashuria mē mban gjallë” ku edhe shperblehet me një nga çmimet e para.

Në Nëntor 2008 mori pjesë në Nota Fest 2008 me këngën “Vjeshtë e egër”, këngë e cila u mirpërit ngrohtë nga publiku shqiptar.

Në qershor 2009 bashkë me këngetaren Elvana Sadriu marrin pjesë në festivalin Polifest me këngën “Moshe e rinise” ku dhe u shperblyen me çimin e tretë.

Më datë 17 nëntor 2010 bashkë me Ylli Ismailin publikuan videoklipin e kengës “Ishim si vêllezër”

Në vitin 2012 për nder të 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë publikoi videoklipin e këngës “Të gjithë për nje Flamur”, këngë e cila u duartrokit fortë në të gjitha trojet shqiptare.

Ne vitin 2013, publikoi videoklipin e fundit “E bukur Lulja”.

Alim Dauti është një nga këngëtarët e pëlqyer nga i gjithë publiku shqiptarë.

Mëposhtë mund të ndiqni videoklipin e ri “Struga ime”

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments