Prokurorja speciale publike Katica Janeva sot ka deponuar dorëheqjen nga funksioni. Dorëheqja siç thekson Janeva në komunikatën më shkrim të publikuar në ueb faqen e PSP-së do të aktivohet në momentin kur partitë politike do të harmonizojnë vendimin ligjor dhe do të zgjedhin trashëgimtarin e saj.
“Në momentin kur me konsensus të të gjitha partive politike u zgjodha për Prokuror special publik, vetvetes dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut iu premtova se funksionin Prokuror special do ta kryejë në interes të sundimit të së drejtës dhe luftës kundër krimit dhe korrupsionit në RMV. Iu rreka funksionit në rrethana tepër të vështira dhe e vetëdijshme për detyrën që më është dhënë.
Ka qenë nder që të shërbejë dhe të jem në krye me një ekip profesional prokurorësh, ekip hetues dhe të punësuarve që me përkushtim i kryejnë detyrat e tyre të punës. Me muaj i ndjek kronikat mediale për negociatat mes grupeve të punës të partive politike për të ardhmen e PSP-së. Ja sot e shfrytëzoj rastin të informojë opinionin se unë nuk do të lejoj që emri im të përdoret për ndonjë alibi që të mbahet peng fati i PSP-së dhe i integrimeve evropiane të vendin tim.
E deponoj dorëheqjen time e cila do të jetë aktive atëherë kur partitë politike do të harmonizojnë vendimin e ri ligjor dhe do të zgjedhin trashëgimtarin tim.
Më lejoni publikisht që të falënderojë gjithë ekipin e PSP-së me të cilët shkruam historinë. Duhet të jemi krenar pasi paraqesim simbol të luftës së pakompromis kundër sferave më të larta të krimit të organizuar dhe korrupsionit.
E shfrytëzoj rastin të falënderoj të gjithë qytetarët dhe mediat për besimin dhe mbështetjen ndaj nesh mbi punën e përgjegjshme të cilën e kryejmë. Kam qenë dhe do të mbetem e gatshme të luftojë për të nesërme më të mirë të të gjithë qytetarëve të RMV-së, theksohet në kumtesën e Prokurores speciale, Katica Janeva.