Sunday, February 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKasami: Turp për atë që ndodhi në “Tabanoc”, policia mbyll kufirin në...

Kasami: Turp për atë që ndodhi në “Tabanoc”, policia mbyll kufirin në kohën kur vijnë mërgimtarët

Edhe kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka reaguar pas kolonave të gjata të veturave në “Tabanoc” që janë shkaktuar pas bastisjeve që bëri Policia dhe Prokuroria. Kasami thotë se kufiri u bllokua pikërisht në kohën kur mërgimtarët po kthehen në vendlindje.

“Ajo që sonte ndodhi në pikën kufitare në Tabanocë është një turp i radhës i kësaj qeverie të pa ligjitimitet. Nuk ka ndodhur as në krizat më të mëdhaja që të mbyllen pikat kufitare, ndërsa sonte pikërisht në kohën kur mërgimtarët tanë kthehen në vendlindje, policia mbyll gjithë kufirin. Arsyetimet se kufiri është mbyllur për një aksion policor nuk mban, sepse në asnjë moment nuk duhet penguar lëvizja e njerëzve, e sidomos në këto ditë kur fluksi është më i madh. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt, duke kërkuar përgjegjësi nga MPB-ja dhe përfaqësuesit shqipfolës që përbëjnë Qeverinë e Krimit. Shpresojmë që Maqedonia e Veriut, të mos ketë dëgjuar aleatin e Putinit (Serbinë), e cila ditë më parë u deklarua se do t’i mbyll pikat kufitare shkaku i mërgimtarve shqiptar”, shkruan Kasami.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments