Kapet drogë në rrugën Strugë-Radozhdë

0
20
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d


Nga policia raportojnë se dje në ora 21.20 në rrugën rajonale Strugë-Radozhdë, policët ndaluan një automjet me targa të Strugës, të drejtuar nga një person i një fshati të Strugës, ku si pasagjerë kishte një person nga një fshat tjetër i Strugës.

Gjatë kontrollit të këtij të fundit, në çantat e tij u gjetën marihuanë dhe qese me substancë pluhur. Personi në fjalë është ndaluar nga policia e Strugës.

Pas dokumentimit të çështjes do të merren masat e duhura.