Saturday, April 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiKanceri i Strugës u riaktivizua, qytetarët të shqetësuar

Kanceri i Strugës u riaktivizua, qytetarët të shqetësuar

Banorët e Strugës ditëve të fundit janë përballur me një tym të dendur dhe erë të keqe që vinte nga deponia e cila vazhdon të paraqes shqetësim tejet të madh për Strugën dhe banorët e saj. Deponia në fjalë jo vetëm që nuk dislokohet, por dita ditës po bëhet edhe më e madhe, pasi siç shprehen nga sektori joqeveritarë, këtu sillen nga 100 kamionë me mbeturina, njofton Alsat M.

“Thuajse gjysmë viti nga investimi i paralajmëruar nga qeveria prej 12 milionë denarëve për zgjidhjen e problemit me deponinë, tani këtu mbeti vetëm konstruksionet e metalta ku duhet të ndërtohet objekti për kontejnerët ku do shtypeshin mbeturinat dhe më pas të dërgohen në deponinë Drisla në Shkup”.

Organizatat qytetare kërkojnë veprim të shpejtë të organeve kompetente.

Ndonëse kryetari i ri i Strugës akoma nuk është ulur në kolltukun e tij, nga Nisma qytetare “Mjaftë”, tashmë kanë dërguar kërkesë deri te Ramiz Merko me të cilën kërkojnë takim urgjent në të cilin do bisedohej për problemin në fjalë.

“Gjëja e parë pasi ta marrë detyrën dhe të fillojë t’i zgjidhë problemet, është të merret me zgjidhjen e problemit më të madh, deponinë. Ajo që kërkojmë është të ndërpriten aktrimet politike, gjegjësisht, të përfshihen të gjitha subjektet politike dhe institucionet që në mënyrë më efikase të zgjidhet problemi”, u shpreh Valentina Jovanoska, “Mjaftë”.

Struganët dhe turistët shpresojnë se problemi do të zgjidhet.

“Shpresojmë se do e zgjidhin, kjo nuk është mirë.

A ju ngjanë kjo në qytet turistik?

Nuk ngjanë”.

Nismat qytetare nuk e përjashtojnë mundësinë t’i aktivizojnë të gjitha mekanizmat demokratik që kanë në dispozicion nëse nuk arrihet një zgjidhje institucionale e problemit. Ata thonë se durimit të tyre po i vjen fundi.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments