Joe Biden uron myslimanët për fillimin e Muajit të Ramazanit

0
15
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka uruar mbi 2 miliard besimtarë myslimanë me rastin e fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

“Jill dhe unë u shprehim urimet tona më të mira komuniteteve myslimane këtu në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën në fillim të Ramazanit”, ka shkruar Biden në një postim në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

“Nga Shtëpia e Popullit në shtëpitë tuaja, ju urojmë juve dhe të dashurit tuaj një muaj të bekuar dhe të begatë. Urime Ramazani”, shtoi Biden.