Kupa
Loris
Dhoma-Energy Reklamo ketu!
Jeton Shaqiri zgjidhet Shef i Shtabit Zgjedhor të BDI-së në Strugë
Qyteti, Slider

Jeton Shaqiri zgjidhet Shef i Shtabit Zgjedhor të BDI-së në Strugë

I nderuar që në cilësinë e shefit të shtabit komunal, do të udhëheq drejt fitores shtabin zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integim në Komunën e Strugës për zgjedhjet lokale që do të mbahen në 17 Tetor.

Bashkëpunimi i dëshmuar me kandidatin tonë, kryetarin aktual të Komunës së Strugës, z. Ramiz Merko do të përsëris suksesin që kjo forcë politike arriti në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar.

Katërvjeçari që po lëmë pas u përcoll me një numër të madh suksesesh dhe punë të mira në dobi të qytetarëve tanë.
✅Struga mori pamje tjetër, pamjen e një qyteti atraktiv turistik, falë investimeve të shumta në rrugë komunale në zonën urbane dhe ato rurale.
✅Investime në shkolla fillore dhe të mesme, për të krijuar kushte më të mira për nxënësit tanë, dhe ky do të vazhdojë të jetë prioritet edhe në mandatin e ardhshëm.
✅Institucione publike funksionale dhe plotësisht në shërbim të qytetarëve.
✅Mirëqënia e qytetarëve në komunën e Strugës u rrit ndjeshëm edhe përmes investimeve dhe rregullimit të hapësirave të gjelbra, trend që do të vazhdojë edhe si pjesë e agjendës së gjelbër të Bashkimit Demokratik për Integrim në periudhën që vijon.

Së bashku me udhëhëqësinë, anëtarët, dhe secilin që do të na bashkohet në këtë rrugëtim ne do të punojmë me përkushtim dhe motivim, të arrijmë tek çdo qytetar, dhe të injektojmë energji të reja për një fitore të madhe në zgjedhjet lokale.

Të gjithë bashkë me ekipin fitues,
Të gjithë bashkë me kryetarin Ramiz Merko,
Të gjithë bashkë me Arbereshën, Fatonin, Festonin, Kujtimin, Ademin, Senadën, Egzonin, Halidin, Shqiponjën, Fatjonën, Shkëlqimin, Arbnorën, Merjemin, Ilirjanën, Fatjonën, Beratin, Leunorën, Argëtimin, Urimen, Betimin, Denisën, Nertilin, Armenën, Bleronën, Albnorin, Albrimin dhe Besartin,
Të gjithë bashkë me ekipin fitues.

September 17, 2021

Struga Ekspres