Fjalët e tij janë nder dhe përgjegjësi për mua!
Në një moment të rëndësishëm të përmbylljes së karrierës së tij, arsimtari i nderuar Satki Ismaili më ka drejtuar një porosi të thellë mirënjohjeje, që më prek dhe më obligon edhe më shumë ndaj misionit tim në arsim.
Profesor Ismaili, ju faleminderit nga zemra për fjalët tuaja të çmuara! Vlerësimi juaj ka peshën e përvojës, përkushtimit dhe integritetit që ju ka shoqëruar gjatë gjithë jetës profesionale.
Të tillë arsimtarë janë dritë udhëzuese për brezat dhe frymëzim për të gjithë ne që punojmë për një arsim më cilësor dhe më të drejtë.
Me respekt dhe mirënjohje të thellë për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm!
*(Përshëndetje shumë i nderuari dhe i respektuari dhe për mua Ministër më i suksesshëm i Arsimit dhe Shkencës z.Jeton Shaqiri!
Në këto momente kur përfundova karrierën time profesionale pash të rrugës që të ju shkruaj dhe të ju faleminderohem shumë dhe përzemërsisht për respektin dhe vlerësimin që më keni bërë për kontributin tim në arsim në vendin tonë dhe më gjerë! Jam shumë mirënjohës dhe ju a kam shprehur edhe tjerëve se ju jenë Ministri më i suksesshëm nga të gjithë në RMV (pa prapavijë politike) që keni patur shumë tipare profesionale dhe intelektuale dhe qasje ndaj sfidave arsimore që mburemi të gjithë!
Me respekt!
Arsimtari
Satki Ismaili
😊🙏🏻🙏🏻🙏🏻👋🏻👋🏻👋🏻)
https://www.facebook.com/share/r/1ATr64ARvD/