Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha së bashku me dy zëvendësministrat e Lëvizjes Besa, që janë zëvendësministri i Kulturës, Sedat Sulejmani si dhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Arafat Shabani, kanë dhënë sot dorëheqje.
Dorëheqjet, siç tha Hoxha, janë dorëzuar si akt moral dhe respekt për organet e lëvizjes Besa.
“Jap dorëheqjen nga posti i ministrit së bashku me dy zv.ministrat sepse nuk mund ta identifikojmë veprimin tonë politik si lëvizje “Besa” me një partner koalicioni që e sheh qartë se çdo veprim jodemokratik e përdor me qëllimin e vetëm për të qëndruar ne fuqi”, tha Hoxha.