Friday, February 14, 2025
Nabizi KUPA Gega
trim2 ensar-Gold REKLAMO KETU!
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
HomeMaqedoniJa si është rejtingu i partive sipas IRI-tmerikan

Ja si është rejtingu i partive sipas IRI-tmerikan

Instituti IRI (Insituti Ndërkombëtar Republikan) ka dal me një anketë të re për muajin tetor.

Në pyetjen se “Nëse nesër mbahen zgjedhje parlamentare, cila parti politike është më e preferuara, 19 % do të votonin për VMRO-DPMNE,11 % për LSDM, që pëson një rënie të madhe.

Ndërkohë, tek partitë shqiptare, BDI ruan rejtingun 7%, pas saj radhitet ASH me 5%, dhe Lëvizja BESA me 4%. Alternativa ka 1%, derisa rritje tek partitë maqedone ka Levica me 6%.

Sa i përket liderëve politik dhe politikanëve, kryeson ish-kryeministri Nikolla Gruevski me 7%, si lideri më i përzgjedhur.

Gruevski pasohet nga lideri i opozitës Hristijan Mickoski dhe lideri i BDI-së në pushtet, Ali Ahmeti me nga 6%.
Dimitar Kovaçevski me 5%, Dimitar Apasiev dhe Stevo Pendarovski me nga 3%.

Bilall Kasami radhitet me 3% dhe Ziadin Sela pas tij me 2%. Zoran Zaev me 2%.

Sondazhi i IRI u realizua nga Brima në një kampion përfaqësues prej 1207 të anketuarve, në periudhën nga 23 shtatori deri më 13 tetor.

REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments