Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniFatmir Bytyqi: Drejtësia nuk funksionon njëjtë për të gjithë

Fatmir Bytyqi: Drejtësia nuk funksionon njëjtë për të gjithë

Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi vlerëson se drejtësia në Maqedoninë e Veriut nuk funksionon ashtu siç duhet dhe njëjtë për të gjithë.

Sipas tij, misioni i “Revolucionit laraman” nuk ka përfunduar sepse ka ende punë për të bërë. Dëmi ka qenë më i madh sesa është dukur nga jashtë, konstaton Bytyqi.

“Fatkeqësisht e them se nuk jemi atje ku duhej. Vendimet e gjyqësorit nuk janë ashtu siç prisnim”, deklaroi Bytyqi.

Bytyqi ka komentuar edhe anketat e fundit ku besimi i qytetarëve në gjyqësor vazhdon të jetë i ulët. Sipas tij, ende në institucione ka mbetje të ish regjimit të Gruevskit.

“Ai pushtet të cilin e kemi luftuar me aq ngulm i ka pasur rrënjët shumë të thella dhe për ta zhbërë një gjë të tillë duhet një periudhë paksa më e gjatë. Akoma shohim se, edhe pse ka ndryshim të pushtetit, në institucione të ndryshme mbizotëron ajo që e kemi parë në periudhën 2006-16”, deklaroi Bytyqi në emisionin “Klan Debat”.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments