Thursday, November 14, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëJa si e ofendon redaktorin e Express-it,Korporata Devolli

Ja si e ofendon redaktorin e Express-it,Korporata Devolli

Fotografi ofenduese per redaktorin e Express-it,paraqesin gomarin me mbiemrin e Berat Buzhales

Në Qytetin e Pejës janë shpërndarë billbordë ofendues ndaj gazetarit Buzhala. Ai është paraqitur me pamje të gomarit, ku shkruan ‘ushqim për kafshë’. Billbordët mbajnë mbishkrimin e Korporatës Devolli.

Kjo fushatë e paprecedente ka filluar pas shkrimeve të Express për grurin e dyshimtë që kjo korporatë e ka importuar nga Serbia në Kosovë.

Në qytetin e Pejës, para pak çastesh, Korporata Devolli, nëpër bilborde, ka shpërndarë fotografi ofenduese për redaktorin e Gazetë Express, Berat Buzhala. Fotot në billborde paraqesin gomarin, me mbiemrin e redaktorit të Express.

Ndërsa aty shkruan “Ushqim për Kafshë”. Bilbordet mbajnë mbishkrimin e korporatës Devolli, kurse është sinjifikative që kjo ndodh në qytetin e Pejës, aty ku edhe e ka selinë kjo Korporatë.

Kjo vjen pas një serie të shkrimeve në Gazetës Express për biznesin e kësaj korporate, e sidomos për dyshimet e ngritura për importin e grurit nga Serbia.

Express ka paralajmëruar edhe shkrime të tjera hulumtuese edhe për bizneset e tjera të kësaj korporate, si dhe mënyrën se si vëllezërit Shkelqim dhe Blerim Devolli i kanë kapur të gjitha institucionet e pavarura shtetërore të Kosovës, si dhe shumicën e mediavebuzhala 1buzhala

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!