Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniJa si duket vajza 14 vjeçare që u zhduk duke shkuar në...

Ja si duket vajza 14 vjeçare që u zhduk duke shkuar në shkollë, ju lutem na ndihmoni në gjetjen e saj

Kanë kaluar më shumë se 48 orë nga zhdukja e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska.

Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar më herët një foto dhe përshkrim të Vanjës në regjistrin e personave të zhdukur dhe thekson se ata janë përfshirë aktivisht në kërkim menjëherë pas marrjes së denoncimit për zhdukjen e vajzës. Një ekip special i formuar nga SPB Shkupi po punon intensivisht për gjetjen e saj.

– Vanja Gjorçevska, babai Aleksandar, nëna Zorica, e lindur me 27.02.2009 në Shkup. Është zhdukur më 27.11.2023 në mëngjes rrugës për në shkollën fillore “Pestaloci” në komunën Qendër të Shkupit Përshkrimi: lartësia 175 cm, pesha 58 kg, flokë kafe të errët, sy kafe, ka proteza në dhëmbët e sipërm dhe të poshtëm, ka nishan në anën e djathtë nga fytyra.

E veshur me një bluzë blu, xhaketë të zezë, xhinse të zeza me xhepa anash, atlete të bardha me vija kafe. Ajo mban me vete një çantë shpine shkolle dhe një celular “iPhone”, shkruhet në njoftimin e MPB-së.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments