Wednesday, October 16, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniJa si do të sigurohen parat për subvencionimin e makinave

Ja si do të sigurohen parat për subvencionimin e makinave

Nga rishikimi eventual i buxhetit do të varet nëse këtë vit do të startoj masa për subvencionimin e pajisjeve të gazit nëpër automjete. Me këtë masë duhet të sigurohet kthimi i mjeteve deri në 50% të shumës, por jo më shumë se 300 euro. Por, për shkak të pushimeve vjetore dhe fundjavës, nga Ministria e financave nuk morëm përgjigje nëse gjatë rishikimit do të ketë mjete për këtë masë, edhe pse praktikë është që të sigurohen mjete për prioritetet e institucioneve. Zëvendës- ministrja e financave, Shyrete Elezi para dy javëve paralajmëroi që rishikimi mund të ndodhë në shtator apo tetor.

Rishikimi i buxhetit është praktikë e rregullt dhe bëhet çdo vit, dhe me siguri shërbimet tashmë janë duke përgatitur analizë për realizimin e të gjitha projekteve, rrjedhëse apo atyre kapitale, në pjesën e të dhënat që i marrin nga arka. Opinioni do të njoftohet në kohë. Rishikimi planifikohet diku në shtator apo tetor sipas orarit, siç ishte vitin e kaluar – deklaroi Shyret Elezi, zëvendësministre e financave.

Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi për Alsat tha se masa për ndryshimin e llojit të karburantit është planifikuar për këtë vit, por kjo do të varet nga rishikimi i buxhetit.

Ndryshe, kjo masë ishte premtim parazgjedhor që duhej të realizohet nga fillimi i vitit. Por, Bekteshi sqaroi se vonesa ka të bëjë me procedurat parlamentare ndërsa ligji u miratua para disa ditëve. Ligji parasheh edhe subvencionim me të cilin do të zëvendësohet automjeti i vjetër me standard nën EURO 3 me automjet tjetër me standard mbi EURO 5, por jo më shtrenjtë se 12 mijë euro. Për këtë, do të jepet subvencionim prej 20-30% nga vlera e automjetit apo rreth 3000 euro. Masa pritet të fillojë vitin e ardhshëm.

Alsat

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments