Sunday, May 5, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiJa se si i drejtohet Diaspora për Strugën, Ziadin Selës dhe Aleancës...

Ja se si i drejtohet Diaspora për Strugën, Ziadin Selës dhe Aleancës së Strugës

Diaspora për Strugën i çon mesazh Ziadin Selës dhe këshilltarëve të Aleancës

“Diaspora për Strugën” është një organizim i bashkëqytetarëve tanë struganë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit dhe që nuk ngurojnë të ndihmojnë Strugën sa herë që të jetë nevoja. Ashtu siç ndihmojnë ata edhe reagojnë ndaj dukurive të shëmtuara dhe negative që ndodhin në Strugë. Së fundmi ata kanë reaguar në lidhje me planin e Komunës së Strugës dhe Ramiz Merkos për ta privatizuar bregun e liqenit. Ata janë shprehur ashpër këtij plani dhe akuzojnë Merkon për tentim për uzurpim dhe shkatërrim të pronës publike. “Diaspora për Strugën” gjithashtu i bën thirrje këshilltarëve të Aleancës për Shqiptarët në Strugë, që të qendrojnë fortë dhe në asnjë mënyrë të mos e lejojnë kë të plan të kalojë në Këshillin e Komunës.

Ja se si i drejtohet Diaspora për Strugën, Ziadin Selës dhe Aleancës së Strugës:

“ Diaspora për Strugën është kategorikisht kunder çdo abuzimi me pronën shoqërore. Prandaj, meqë LSDM është tërhequr nga projekti i dëmshëm me koncesionet rreth pllazheve, ne inkurajojmë liderin e ASH-së Dr.Ziadin Selën që të ndjek me vëmendje situatën te këshilli komunal dhe mos të lejojë që asnjë këshilltar i ASH-së të bjerë në grackën “famëkeqe dhe abuzuese” për koncesionet. Ne do të përkrahim cdo parti që angazhohet për të mbrojtur pronën shoqërore dhe projektet zhvillimor në kuadër të komunës, por asnjëherë nuk do të përkrahim dikë që dëmton interesin qytetar dhe strugan”.

“Inkurajojmë liderin e ASH-së që me këmbëngulje të luftojë abuzimin me pronën publike që pregaditet nga udhëheqësia kriminale e Komunës së Strugës. Ne do të qëndrojmë pas, për cdo lloj ndihme nëse do të ndalohet ky projeket abuzues dhe famëkeq, kjo do të thotë fitore mbi kriminalitetin dhe krimin e organizuar”.

“Secili që ka marrë edhe një votë në emër të ASH duhet ta vëndoj gishtin në kokë dhe të punojë në të mirën e popullit dhe për popullin”.

Reagim nga Shoqata Diaspora për Strugën

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments