Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiJa sa të papunë ka në Strugë! Sa ka femra dhe sa...

Ja sa të papunë ka në Strugë! Sa ka femra dhe sa ka meshkujë pa punë?

Gjendja sociale-papunësia në Strugë.

Sa i përket papunësisë në Strugë, numri i atyre që kërkojnë punë aktualisht, zyrtarisht është 3.200 persona. Në Qendrën për punësim janë të evidentuar punëkërkuesit e profileve të ndryshme. Për zvogëlimin e papunësisë është vlerësuar se është i patjetërsueshëm edhe kapitali i huaj, shkruan Struga Ekspres.

Numri i të papunëve kronologjikisht derisa nuk është centralizuar numri i punëkërkuesve, nga viti 2010 kur shënonte mbi 9.000 persona, që është 15% e tërë popullatës së komunës së Strugës. Ndërkaq, në janar të vitit 2011, ky numër i të papunëve, në saje të treguesve ka pësuar rënie, ndërsa për sa i përket strukturës nacionale, moshës, gjinisë dhe nivelit arsimor dhe pregatitor, nuk ka informacione, për shkak se të gjitha të dhënat janë të centralizuara në nivel të Ministrisë për punë dhe politikë sociale. Megjithate saktësisht askush nuk mund ti konfirmojë këto të dhëna.

Të dhënat nga muaji janar i vitit 2011 gjendja ishte si vijon:

Numri më i madh i punëkërkuesve është nga kategoria e atyre punëkërkuesve-punëtorëve që nuk kanë kurrfarë kualifikimi. Ky numër arrinë në mbi 4.800, prej të cilëve mbi 1.929 janë femra.Numri i shqiptarëve të papunë është 3.479, prej të cilëve 1.251 janë femra. Numri i përgjithshëm i atyre me gjysëm kualifikime të ndryshme arrinë në 831, prej të cilëve 204 janë femra. Ndër punëkërkuesit më kualifikime të ndryshme, janë evidentuar 939 persona, prej të cilëve 255 janë femra.

Me shkollim të mesëm, janë 1.574 punëkërkues, ndër ta 687 femra. Me shkollim të lartë janë evidentuar 107 persona, prej të cilëve 45 femra, ndërsa me arsim sipëror, janë evidentuar 538 persona, ndër ta 295 femra. Për dallim nga periudhat e kaluara, kur ndër punëkërkuesit, kishte edhe magjistra e doktor të shkencave, tani situata është e njejte, kur në evidencë të Agjencisë për punësim ku ka të evidentuar magjistra të shkencave, por dhe doktor të shkencave të evidentuar si të papunë, shkruan Struga Ekspres.

Ndër punëkërkuesit, sipas moshës, numri më i madh i tyre është nga mosha prej 20-24 vjet ku numri arrinë në 1174 persona, e ndër ta 549 femra. Të moshës 25-29 vjet janë 1074 persona prej të cilëve 443 ferma. Punëkërkues të moshës 30-34 vjet janë 949 përfshirë këtu 365 femra. Të moshës 35-39 vjet janë 999 persona prej të cilëve 382 janë femra. Numri i punëkërkuesve të moshës 40-44 vjet janë 992 persona, prej të cilëve 362 janë femra, ndërsa 1013, prej të cilëve 404 janë femra i takojnë moshës prej 45-49 vjet. Të moshës 50-54 vjet janë 997 persona prej të cilëve 379 janë femra. Punëkërkues të moshës 55-59 vjet janë 792 persona, ndër ta 257 janë femra, ndërsa të mohës 60 e më shumë vjet janë 556 persona, prej të cilëve 116 janë femra.

Të dhënat e fundit nga faqja zyrtare e Ministrisë për punë dhe politikë sociale flasin se në Strugë numri i punëkërkuesve është gjithsejt 3.200, prej të cilëve 1.905 meshkuj dhe 1.295 femra.

(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments