Monday, February 17, 2025
Nabizi KUPA Gega
trim2 ensar-Gold REKLAMO KETU!
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
HomeMaqedoniJa sa të ardhura realizuan doganat e Maqesonisë për 10 muaj

Ja sa të ardhura realizuan doganat e Maqesonisë për 10 muaj

Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë gjatë 10 muajve të kaluar të vitit i rriti të ardhurat për 7,8 për qind. Të ardhurat e realizuara janë 54,5 miliardë denarë që është për 4,7 miliardë denarë më shumë nga kjo periudhë vitin e kaluar.

“Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë në 10 muajt e kaluar të këtij viti vazhdoi me realizimin e suksesshëm të pagesës së taksave gjatë importit si doganë, tatimin e vlerës së shtuar dhe akciza dhe pagesën e akcizës jo vetëm gjatë importit, por edhe qarkullimin e brendshëm”, thotë drejtori i Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë Gjoko Tanasoski në intervistë për MIA-n.

Ai shtoi se suksesi i realizuar gjatë pagesës së të ardhurave është meritë e më shumë faktorëve, ndërsa para së gjithash të disiplinës së rritur financiare të të gjithë pjesëmarrësve në tregti. Sipas tij, është shumë i rëndësishëm edhe bashkëpunimi me institucionet të cilat kryejnë kontroll të tregut të brendshëm, posaçërisht me Drejtorinë për të Ardhura Publike dhe Inspektoratin Shtetëror të Tregut.

REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments