Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniJa sa persona në Maqedoni janë paraqitur për vaksinim

Ja sa persona në Maqedoni janë paraqitur për vaksinim

Nga 85.179 persona të cilët deri më tani janë të interesuar që të marrin vaksinë, 38 mijë janë mbi moshën 70-vjeçare, publikoi Ministria e Shëndetësisë.

Vaksinimi në vend filloi dje me imunizimin e 202 punonjësve shëndetësor.

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se të gjithë vaksinat janë të sigurta dhe të zhvilluara në platforma të sigurta.

“Me to, çdo ditë jemi një hap më afër fundit të pandemisë së shkaktuar nga COVID-19”, publikoi Ministria në Fejsbuk faqen zyrtare.

Dr. Dobrinka Naunova-Jovanovska dhe kryeinfermierja Gabriela Temellkovska nga stafi i Klinikës për Sëmundje Infektive ishin të parat në vend që morën vaksinën kundër kovid-19.

“Është pa dhimbje, ndihem shkëlqyeshëm. Kjo është mënyra e vetme për të mbrojtur veten nga infeksioni aktual gjatë gjithë vitit”, tha Dr. Naunoska.

Ajo shtoi se do të marrë dozën e dytë pas 21 ditësh, ndërsa imuniteti fitohet për 2 deri në 3 javë.

“Për mua do të jetë siguri e madhe që kam marrë vaksinën. Individualsht është kush çfarë imuniteti do të zhvillojë dhe sa antitrupa do të krijojë. Nëntëdhjetë e pesë përqind është fuqia mbrojtëse e kësaj vaksine dhe shpresoj se do të jem në atë 95 përqind”, shtoi ajo.

Për të siguruar mbrojtje ose imunizim kolektiv, gjegjësisht për të ndërprerë përhapjen e kovid-19, siç thonë nga Organizata Botërore të Shëndetësisë, është e nevojshme që rreth 70% e popullatës të vaksinohen. Ekspertët shëndetësorë vlerësojnë se duhet kohë për të vaksinuar 70 përqind të popullsisë në mënyrë që, të themi kushtimisht, të mund të “merrnim frymë” më lirshëm.

Kryeinfermierja Temellkovska tha se i fton të gjithë të aplikojnë për vaksinim, duke shtuar se tani e tutje personeli mjekësor do të ndihet më i sigurt, pasi do të zvogëlohet numri i pacientëve të rinj dhe se “do të fillojmë të kthehemi në jetën normale”.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments