Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaJa sa i vogël është numri i të papunëve në Zvicër

Ja sa i vogël është numri i të papunëve në Zvicër

Në fund të tetorit, në Zyrat regjionale për Ndërmjetësim të Punës (RAV) në Zvicër kanë qenë të regjistruar sio të papunë 134.800 persona. Me një shifër të tillë, shkalla aktuale e papunësisë në vend është 3.0, bën të ditur Sekretariati Shtetëror për Ekonomi (Seco) përmes një komunikate për shtyp. Krahasuar me tetorin e vitit të kaluar kur kishi 3.2% të papunë, kjo përqindje flet për një ulje të vogël, shkruan srf.ch.

Ndryshe, tetori ka qenë muaji i pestë me radhë me shkallë të palëvizshme të papunësisë, prej 3.0%.

Shikuar me shifra, numri aktual i të papunëve në Zvicër është për 9731 më i vogël se në fund të tetorit 2016, ose për 6.7% më i ulët.

Papunësia në mesin e të rinjve të moshave 15-24 vjeçare ka shënuar rënie më të theksuar, transmeton albinfo.ch. Ajo, me 16.905 më pak të papunë të regjistrzar sot është 4.5%. Në këtë pikë duhet pasur parasysh se zakonisht shkalla e papunësisë te moshat e reja është dukshëm më e lartë se mesatarja e përgjithshme. Po ashtu shumë më e lartë shkalla e papunësisë është rëndom edhe te të huajt në Zvicër.

Nga ana tjetër, në tetor janë regjistruar gjithsej 198.025 persona që kërkonin punë, ndërkohë që zyrtarisht ishin të lira 12316 vende pune.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments