Friday, November 8, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniJa reagimi i nënkryetarit të PDSH-së në lidhje me pergjimet

Ja reagimi i nënkryetarit të PDSH-së në lidhje me pergjimet

Edhe LSDM-ja permes sateliteve te ish – PPD-së, legjitimon keqpolitikberjen e BDI-së

Reagim i nënkryetarit të PDSH-së prof. Dr. Bardhyl Dauti, në lidhje me pergjimet

Eksternalja politike e LSDM – së, eshte fajtori kryesor per de-kompozim te politikes kombetare te shqiptareve ne Maqedoni. Duke vajtuar per Gligorov, Branko, Zaev dhe serbo-maqedoni demtojne pafundesisht zhvillimin politik normal ne kampin politik shqiptar.

Me analizat e tyre, te proklamuar ne opinion permes ALSAT-M, qe kinse duke favorizuar Zaevin te demtojme Gruevskin, luajne lojen e djallit, bejne dem te dyfishte per rrjedhen normale te politikberjes.

1) Behen te tretet ne lojen e pergjimeve, pavaresisht se dy te paret kane be mareveshjen e kurthit, mareveshjen institucionale nder-maqedone (VMRO-ja+LSDM-ja), qe ne emer te pergjimeve, te zhvendoset fokusi i opinionit publik shqiptar nga problemet kyce, te Maqedonise, sic jane: de-bllokimi i procesit te integrimit dhe zgjidhja e statusit shtetformues te shqiptareve ne Maqedoni; (Menduh Thaci, 2015; TV-Koha). Pra, legjitimojne kurthin shteteror ne dem te shqiptareve dhe status-quon e Maqedonise ndaj proceseve integruese.

2) Shfajesojne politiken legjitime dhe pasive te BDI-së, duke u krijuar atyre luksin qe keqpolitikberjen e tyre ne ekzekutiv e legjislativ, ne dem te shqiptare, (edhe pse me legjitimitet te kriminalizuar), ta shumezojne me progresion gjeometrik. Me fjale tjera, BDI-ja permes kesaj eksternalie politike serbo-madhe (ish-PPD-iste), perfiton te drejten e kolltuqeve per kundervlere te pagave e privilegjeve personale dhe jo per kundervlere te mireqenies nacionale, sociale dhe ekonomike te shqiptareve. Pra, sipas planit nacional maqedon loja luhet bukur: Trekendeshi i se pamundures: BDI, ish-PPD-ja e instrumentalizuar, (aktualisht levizja BESA) dhe LSDM-ja, me qendrim miratues nga VMRO-ja, kane trilluar opinionin publik shqiptar ne Maqedoni. Lehte perceptohet dhe dekodohet qellimi: Per te gjithe kete te keqe 20 vjecare, (8 PPD dhe 12 BDI), te shqiptareve te Maqedonise duhet te gjendet fajtori kujdestar, dhe ky fajtor te jete, PDSH. Ky trekendesh i se pamundures, ne veprim me mision relativizimin e fajtorit me viktimen, ne vazhdimesi gjeneron te keqen multiplikative per proceset kombetare te shqiptareve te Maqedonise. Nje nder ta, nder shume te tjera eshte: Shqiptaret te heqin dore nga politikat shtetformuese dhe te konvergjojne ne politika qytetare, thuajse me proceset kombetare kemi perfunduar dhe tani jemi shnderuar ne gjerman, zviceran apo austriak, sic pat thene dikur lideri i sallatave!./Ditari.mk/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!