Një familje shqiptare prek zemrat e berlinezëve. Familja e Xhezo Ajazajt ndodhej para dëbimit, por reagimet bën që senatori i Berlinit të ndryshojë mendje. Rreziku nuk ka kaluar, por të paktën rasti do të rishqyrtohet.
Kur kthimi i një familjeje shqiptare refuzohet edhe nga një politikan i AfD-së, partia ekstremiste e djathtë gjermane që njihet për parullat e saj kundër të huajve dhe islamit, atëherë duket se diçka nuk shkon me politikanët e landit të Berlinit. Georg Pazderski, (AfD), i njohur me rastin e familjes Ajazaj u shpreh pro qëndrimit të familjes shqiptare, shkruan gazeta gjermane „Bild”, duke theksuar se AfD „do të mbështeste votën e komisionit për shqyrtimin e rasteve të veçanta.”
Megjithëse shpesh në politikën gjermane dëgjohet refreni se kush është integruar e ka punë të sigurtë mund të jetojë në Gjermani, realiteti për emigrantët është më i vështirë. Sidomos të ardhurit nga Ballkani kthehen nuk kanë asnjë shans për njohjen e azilit. Shqipëria e Kosova janë vende të sigurta origjine. Shpresa e vetme për të ardhur në Gjermani mbetet ardhja me një vizë pune. Xhezo Ajazaj e ka këtë punë ndërkohë, familja është integruar në jetën gjermane, ndërkohë në Berlin ka lindur edhe vajza e tretë e Xhezo Ajazajt. „Vajzat flasin më mirë gjermanisht se shqip”, ka rrëfyer ai për mediat gjermane.
Senatori i Berlinit, Andreas Geisel pezulloi dëbimin e familjes, Ajazaj