Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeSliderJa pse quhet dita e xhuma

Ja pse quhet dita e xhuma


Fjala “el-xhumu’a ” ka kuptimin e bashkimit. Dijetarët përmendin mendime të ndryshme rreth arsyes së emërtimit të saj me këtë emër, por më i sakti prej tyre është se në këtë ditë ndodhi bashkimi i copëzave të baltës prej të cilës u krijua Ademit alejhi selam, pra në këtë ditë ndodhi bashkimi i tyre dhe u formua trupi i Ademit alejhi selam.

Argumenti për këtë është hadithi që përcjell Selman el-Farisij – radijallahu anhu – se Profeti – alejhi selam – tre herë e pyeti duke i thënë:

“ O Selman, çfarë është dita e xhuma? Selmani – radijallahu anhu – iu përgjigj për çdo herë pyetjes së tij:

“ Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më mirë.”

Profeti alejhi selam – i tha: “ Në këtë ditë u bashkua krijimi i babait tënd (Ademit).”

Ahmedi, Nesai, Ibn Huzejme dhe Taberaniu në “El-kebir”. Hadithi është i saktë me anë të dëshmive për të.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments