Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiJa pse na hapet goja

Ja pse na hapet goja

Mjeku parisien dr. Double, ka bërë me dije se hapja e gojës është e lidhur me rritjen e shpejtë të fëmijëve. Akoma ka disa anë të errëta dhe të pashpjegueshme. Hapja e gojës përbëhet nga 3 faza: frymëmarrje e thellë, gojë e hapur, e ndjekur nga një bllokim i frymëmarrjes, e ndjekur nga një nxjerrje e frymës e lehtë. Gjithçka ndodh në 3 deri 5 sekonda. Në fakt, akti i hapjes së gojës lejon lirimin e endorfinës, hormonit të mirëqenies. Në disa raste gjatë hapjes së gojës mund t’iu dalin lot nga sytë, duke qenë se stimulohet gjendra e lotit. Pra, hapja e gojës ndodh si përgjigje e temperaturave më të ulëta. E çuditshme! Thjeshtë, tendenca të na hapet goja kur dikujt tjetër i është hapur gjithashtu, reduktohet nga temperaturat më të ulëta. Hapja e gojës ekziston edhe në mbretërinë e kafshëve, por ne nuk e dimë pse. Teoria më e shpeshtë është se, hapja e gojës na lejon të thithim një sasi të madhe të oksigjenit, e cila do të na zgjojë. Nuk ka ndonjë dëshmi se, hapja e gojës ndryshon nivelin e oksigjenit në trup, gjë që e vë në pikëpyetje këtë teori. Në fakt, shkencëtarët kanë provuar të gjejnë një lidhje mes hapjes së gojës dhe funksionit të zemrës, por kanë gjetur shumë pak. Një teori e re që ka dalë kohët e fundit, flet për temperaturën e trurit dhe kjo e ka një kuptim. Hapja e gojës ka gjasë që ta freskojë trurin. Një eksperiment ka treguar se, mbajtja e një qeske të ftohtë në kokë, e ul tendencën për hapje goje. Kjo tregon lidhjet e para të hapjes së gojës me temperaturën. Hapja e gojës mund të jetë ngjitëse në natyrë në atë mënyrë që të freskojë trurin e një grupi të tërë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments