Kur është fjala për ushqimin më të mirë, ngrënia e vezëve është pjesa më e rëndësishme e ushqimit.
Duke ngrënë vezë çdo ditë mund të fitoni përfitime të mëdha shëndetësore. Këto janë disa prej tyre:
1. Eshtrat
Pasi që vezët përmbajnë vitaminë D dhe kalcium, ato janë shumë të mira për forcimin e eshtrave. Vitamina D do të rregullojë në mënyrë natyrale trupin tuaj që të absorbojë më mirë kalciumin, transmeton Gazeta Express.
2. Muskujt
Të hash vezë është mirë edhe për muskujt. Duke ngrënë tri vezë në ditë ju do t’i mundësoni trupit tuaj sasinë e njëjtë të proteinave që i merrni prej mishit, pa pasur nevojë që të ekspozoni veten ndaj aciditetit dhe yndyrës së mishit.
3. Humbja e peshës
Pasi që vezët janë burim i mrekullueshëm i pothuajse të gjitha nevojave që trupi juaj i kërkon, ato janë të mahnitshme edhe për humbje peshe. Ato përmbajnë kalori, por sipas American College of Nutrition, vezët që hahen në mëngjes mund të reduktojnë sasinë e ushqimit që ju duhet përgjatë ditës. Kjo do të thotë se ju nuk do të fitoni peshë për shkak se keni ngrënë këtë ushqim të mrekullueshëm në mëngjes.