Wednesday, April 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiJa për sa punësime ka nevojë Spitali i Strugës dhe Dializa

Ja për sa punësime ka nevojë Spitali i Strugës dhe Dializa

Dy spitalet e Strugës, Qendra për dializë dhe spitali i përgjithshëm i qytetit, kanë dorëzuar deri te ministri i ri i Shëndetësisë një kërkesë për 73 punësime të reja. Arsyeja për kërkesat për punësime të reja është se një pjesë e të punësuarve të tanishëm largohen ose tashmë kanë shkuar në pension, ndërsa spitalet kanë edhe nevojë për mjekë specialistë dhe kuadër të rregullt mjekësor. Nga Qendra për dializë kërkojnë gjashtë mjekë, dy infermiere, dy teknikë laborantë, pesë infermierë, pastruese, ekspert të informatikës, psikolog, vozitës dhe punëtor për në kuzhinë, njofton Alsat M, shkruan Struga Ekspres.

Nga Spitali i përgjithshëm kanë nevojë për 48 punësime të reja prej të cilave 16 kërkohet të jenë doktorë, 18 infermiere, dy infermierë, derisa pjesa tjetër administrator dhe personel tjetër teknik. Gjendja më kritike ka qenë në repartin gjinekologjik, interno dhe atë për fëmijë, të cilat mund të mbeten pa numrin e nevojshëm të mjekëve.

Ish ministri i shëndetësisë Arben Taravari konfirmoi informacionin për mungesën e kuadrove dhe shtoi se së shpejti priten punësime të reja.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments