Sot u mbajt balotazhi për zgjedhjet lokale, pas atyre të mbajtura më 22 tetor.
Sipas rezultateve të KQZ-së, partia e cila ka fituar më së shumti komuna sot është AAK-ja, shkruan Indeksonline.
Këto janë rezultatet e balotazhit:
– AAK ka fituar pesë komuna (Gjakova, Obiliqi, Rahoveci, Suhareka, Klina)
– PDK ka fituar katër komuna (Kaçaniku, Shtimja, Ferizaj, Dragashi)
– LDK ka fituar katër komuna (Gjilani, Istogu, Podujeva, Vushtrria)
– VV fiton tri komuna (Kamenica, Prishtina, Prizreni)
– AKR fiton një komunë (Mitrovica)
– Nisma fiton një komunë (Malisheva). /Indeksonline/