Monday, February 17, 2025
Nabizi KUPA Gega
trim2 ensar-Gold REKLAMO KETU!
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
HomeQytetiJA KUSH JANE REFORMATORET E PDSH-SE NE KOROSHISHTE

JA KUSH JANE REFORMATORET E PDSH-SE NE KOROSHISHTE

LEVIZJA PER REFORMA NE PDSH, MBAJTI KUVENDIN ZGJEDHOR NE NENDEGEN E KOROSHISHTIT

Koroshishtë, u zgjodhën strukturat e reja. Sot, e mërkurë, Lëvizja për reforma në PDSH, mbajti Kuvendin zgjedhor në nëndegën e Koroshishtës.

Mes anëtarësisë së gjërë, Kuvendin nga afër e ndoqi edhe Kryetari i Degës së PDSH-së në Strugë, Syrja Rashiti si dhe anëtarë tjerë nga Komisioni I degës për organizimin e Kongresit të VI-të dhe të rregullt të Partisë Demokratike Shqiptare. Rashiti para të pranishmëve sqaroi qëllimin që synon të arrijë Lëvizja për reforma në PDSH. Kryetari i degës së Strugës, gjithashtu sqaroi edhe format se kur dhe si organizohet Kongresi në bazë të Statutit, ndërsa të ashtuquajturin Kongres të mbajtur kohë më parë nga Menduh Thaçi, e quajti si jo të rregullt dhe kundër çdo norme statutare. Ai u zotua se Lëvizja për reforma do të organizojë Kongresin e rregullt, duke respektuar në detaj çdo dispozitë të Statutit të PDSH-së. Në Kororshishtë për kryetar të nëndegës së Lëvizjes, u zgjodh Ramazan Jusufi, ndërsa kryesia e re do të përbëhet nga Shpejtim Beqiri, Dhurim Dalipi, Shpendim Baftjari, Lule Kaliqi, Bekim Jusufi , Arjan Alla, Alit Aliti dhe Bari Asani. Ndërsa për Kuvendarë nga kjo nëndegë u zgjodhën Argjent Dalipi, Rezart Bujari, Milaim Nazifi dhe Valon Mahmudi. Gjatë ditës së nesërme në Degën e Strugës, do të zhvillohen Kuvendet zgjedhore në nëndegët: Misllodezhdë, Tatesh i Poshtëm, Tatesh i Epërm dhe Dobovjan

Komisioni për Informim Lëvizja për Reforma – Partia Demokratike Shqiptare Dega, Strugë

REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments