Ja kush është në Zvicër kundër ndalimit të mbulimit për gratë

0
8
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Këshilli federal zviceran njoftoi sot se kundërshton referendumin mbi ndalimin e mbulimit të personave në të gjithë vendin, duke iu referuar disa grave myslimane.

“Rregullimi i vendeve publike në Zvicër ka qenë tradicionalisht një vendim i kantoneve individuale. Pra, kantonet duhet të vendosin për të futur ndalimin e velit mbi fytyrë,” njoftoi Këshilli.

Tani për tani, vetëm kantoni i Ticinos ka paraqitur një ndalim për mbulojën e fytyrës.

Si kundër projekt, Këshilli propozon të ndalojë mbulimin e dhunshëm të fytyrës.

“Nuk mund t’iu lejojmë bashkëshortëve dhe baballarëve për të kërkuar nga gratë dhe vajzat të mbulojnë fytyrën”, tha ministrja zvicerane e Drejtësisë, Simonetta Sommaruga.

Ndryshe, aktivistët kanë mbledhur 100,000 nënshkrimet e nevojshme për të mbajtur një referendum, i cili duhet të mbahet deri në vitin 2020.